Prej 18 deri në 22 dhjetor Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave organizon Javën e Arkivave të Hapura ku vizitorët do të mund të shohin proceset e punës që kryhen në Arkivin Qendror Shtetëror.

“Gjatë këtyre ditëve, vizitorët do të mund të shohin proceset e punës që kryhen në Arkivin Qendror Shtetëror, nga sektori i vendruajtjes, përpunimit, mikrofilmimi, digjitalizimi dhe restaurimi i dokumenteve arkivore. Po ashtu do të mund të shohin nga afër Kodikët dhe fermanët, mes të cilëve edhe Kodikun e Beratit, që përbëjnë trashëgiminë më të vyer tonë Kulturore Kombëtare dhe që është shfaqur rrallë herë në publik”, tha Elsa Saka, zëdhënësja e DPA.

Ndërsa për grupet e organizuara si nga shkollat apo universitetet duhet të kontaktojnë paraprakisht për këto vizita për të krijuar të gjithë mundësitë dhe hapësirat e njihjes nga afër me këto procese.

Java Arkivat e Hapura do të çelet për herë të parë këtë vit në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe do të përsëritet çdo vit në DPA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA