Shtyrja e Panairit të 29-të të librit, reagon botuesi Frano Kulli: S’besoj se ka shëmbëlltyrë të ngjashme kund tjetër, që Krishtlindjet të kthehen në ditë pune Mes dhimbjes dhe respektit të thellë, në Fier po mbahen homazhe në nder të aktorit të mirënjohur Sotir Stefa, i cili me talentin dhe përkushtimin e tij i dha zë dhe jetë skenës së teatrit dhe humorit fierak për dekada me radhë.
Familjarë, miq, kolegë, artdashës dhe qytetarë të shumtë i janë bashkuar homazheve për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit, duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar në artin shqiptar.
Në ceremoninë e homazheve kanë marrë pjesë edhe artistë e miq të afërt të të ndjerit, mes tyre aktori i njohur Luftar Paja, Vasil Vaso, Xhulieta Kulla, si edhe shumë emra të tjerë të artit dhe kulturës, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për familjen Stefa dhe kanë kujtuar me respekt e emocion bashkëpunimin dhe miqësinë me aktorin fierak.
Me largimin e Sotir Stefës, Fieri humbi një prej zërave dhe figurave më të dashura të skenës së tij artistike. Kontributi i tij në teatër dhe humor do të mbetet i gjallë në kujtesën e publikut dhe të brezave që e njohën dhe e duartrokitën ndër vite.
Top Channel