Vëllimi me poezi “Afrohu, orë e bekuar e poetit” i Preç Zogaj botohet në greqisht, botuesi Katsalida: Shkrimtari me kontribute edhe në politikë
Përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri zhvilluan këtë të diel një vizitë në Lezhë, në kuadër të një turi njohës në veri të vendit, me synim promovimin e vlerave historike, kulturore dhe potencialit turistik të rajonit.
Të shoqëruar nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ambasadorët dhe diplomatët u pritën nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.
Gjatë qëndrimit në qytet, delegacioni vizitoi monumentet kryesore historike, mes tyre qytetin antik të Lezhës dhe Memorialin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu, simbol i historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Ministri Hoxha u shpreh se kjo vizitë synon t’i njohë diplomatët me një tjetër dimension të Shqipërisë, përtej turizmit bregdetar, duke evidentuar pasuritë historike, kulturore dhe natyrore të veriut të vendit.
Sipas tij, për shumë prej pjesëmarrësve kjo ishte vizita e parë në zonat e Shkodrës dhe Lezhës, një eksperiencë që pritet të nxisë rikthimin e tyre dhe të forcojë lidhjet e bashkëpunimit me vendin tonë.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku Pjerin Ndreu e cilësoi vizitën si një mundësi të rëndësishme për promovimin ndërkombëtar të Lezhës.
Top Channel