Shtyrja e Panairit të 29-të të librit, reagon botuesi Frano Kulli: S’besoj se ka shëmbëlltyrë të ngjashme kund tjetër, që Krishtlindjet të kthehen në ditë pune
Në një atmosferë të veçantë, për dy netë me radhë, Leskoviku dhe Erseka u transformuan në qendra të kulturës shqiptare me mbajtjen e Festivalit Kombëtar të Sazeve.
Ky festival, që është kthyer në një traditë të dashur u organizua për të 14-ën herë, duke sjellë së bashku grupe folklorike nga e gjithë Shqipëria, të cilët performojnë këngë dhe valle tradicionale.
Pjesëmarrësit, përfshirë artistët e njohur të muzikës popullore, i dhanë festivalit një atmosferë unike, duke sjellë meloditë dhe ritmet e traditave shqiptare. Ky event, përveç argëtimit, kishte si qëllim ruajtjen dhe përçimin e kulturës së pasur tek brezat e rinj.
Me tingujt e sazeve, vallet dhe këngët që ruajnë historinë e krahinave shqiptare, Festivali Kombëtar i Sazeve riktheu vëmendjen te pasuria e trashëgimisë sonë shpirtërore.
Top Channel