Nëse ju thonë një emër, Marcos Alonso, gjithkujt që admiron futbollin në ditët e sotme do t’i shkonte mendja te futbollisti spanjoll i “bluve” të Londrës, Chelsea.
Por, brezat e sportdashësve, edhe në këtë drejtim kanë më shumë për të thënë.
Marcos Alonso, realisht nuk është vetëm një person. Ndonëse kemi parë që emrat e gjyshërve t’u pasohen nipërve për të ringjallur kujtimet e së shkuarës, në Spanjë ka ndodhur jo vetëm kjo, por diçka më shumë.
Marcos Alonso (1) ka qenë gjyshi i futbollistit që njohim dhe shohim sot të luajë në fushat e blerta. Ai është aktivizuar në karrierën e tij për Realin e Madridit, klubin mbretëror të Spanjës.
Marcos Alonso (2) është babai i tij, i cili ndonëse ndoqi gjurmët e babait të tij (gjyshit të Alonsos sot) nuk preferoi të luante për “Los Blancos”, por është aktivizuar me rivalët e përjetshëm të tyre, Barcelonën.
E për të kaluar të Alonsoja i tretë, i cili sot konsiderohet ndër më të mirët e Chelseat, ndoshta mund të thuhet se e ka pasur të vështirë të zgjedhë mes gjurmëve të gjyshit apo të të atit, ndaj dhe ka zgjedhur të “emigrojë” e të luajë për një tjetër skuadër.
Top Channel