“Nata që askush nuk dëshiron të përfundojë”, Messi qan para lamtumirës historike në Monumental
Simone Inzaghi mori kritika të forta nga tifozët pas eliminimit të Al Hilal në Champions League Aziatike nga Al Sadd i Roberto Mancinit.
Ishte kjo një goditje e fortë për ish trajnerin e Interit, skuadra e të cilit është në vendin e dytë në kampionatin arab të futbollit, 5 pikë prapa Al Nassr të Cristiano Ronaldos kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje nga fundi i sezonit, një diferencë që u rrit edhe për shkak të barazimit 2-2 në ndeshjen me Al Taaëon dhe që nuk e ndihmon trajnerin në raportin me tifozët
‘Poshtërim i merituar’, ‘I papërgatitur’, ‘Largohu’, ishin disa prej mesazheve më të forta që lexohen në rrjetet sociale. Tensionet janë krijuar që nga muaji shkurt kur Al Hilal kaloi nga +7 pikë në -3 pikë ndaj Al Nassr në klasifikim duke ia lënë këtij të fundit kryesimin. Në ato ditë delikate, nga Arabia u fol madje edhe për mundësinë e shkarkimit të Inzaghit që ka me klubin një kontratë deri në vitin 2027 me një pagë prej 26 milionë eurosh në sezon.
Top Channel