24/05 15:52
Kukësi ka dështuar të dalë me fitore në Kamëz duke barazuar 2-2, rezultat që i largon verilindorët akoma edhe më tepër nga Skënderbeu që luan në 17:00 në Vlorë.
Të parët që kaluan në avantazh kanë qenë miqtë në të 27-ën, por një Sebino Plaku në superformë barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 41-të, e ka qenë po ky i fundit që në fraksionin e dytë të ndeshjes ka dyfishuar rezultatin për Kamzën.
Por kjo nuk ka mjaftuar pasi në të 76-ën, Rrumbullaku me një goditje të fortë nga rreth 40 metra barazoi shifrat në 2-2.
Me këtë barazim Kukësi ruan vendin e 2-t tashmë në kuotën e 19 pikëve ndërsa Kamza pozicionohet e 4-ta në kuotën e 16 pikëve.
Top Channel