Skënderbeu, drejt stadiumit nën masa të rrepta sigurie
02/11/2017 17:40
Në orën 19 të mbrëmjes së sotme do të zhvillohet ndeshja e raundit të katërt të fazës së grupeve të Europa League, me Skënderbeun që do të jetë rivali i Partizanit të Beogradit, në stadiumin e këtij të fundit në kryeqytetin serb.
Ekipi korçar është nisur pak minuta më herët drejt impiantit të Beogradit, sigurisht nën masa të rrepta sigurie, ashtu siç ka vijuar e gjithë aventura e tyre deri më tani në transfertën serbe.
Megjithatë, në fushën e lojës urohet që të shihet vetëm një ndeshje e dyluftuar futbolli, duke lënë pas krahëve ngjarjet e pahijshme të së kaluarës.
Top Channel