
Një prej sferave fituese në lotarinë kombëtare të Irlandës u duk sikur ndryshoi numrin gjatë hedhjes së shortit, duke i hapur rrugën shumë kritikave dhe teorive komplotiste.
Bëhej fjalë për numrin 38, që u anoncua si i tillë nga spikerja, por që dukej si 33.
Organizatorët e lotarisë thanë se, asnjë numër nuk ndryshoi, por për shkak të ndriçimit dhe reflektimit të dritës u krijua kjo përshtypje.
Drejtues të lotarisë kombëtare irlandeze thanë se janë të gatshëm t’iu nënshtrohen çdo kontrolli, nëse ka dyshime, ndërsa theksuan se pesha dhe përmasat e sferave kontrollohen rreptësisht para çdo shorteu.
Por kjo nuk i ndali kritikët që të hedhin dyshime për manipulim. Çmimi prej 500 mijë eurosh nga kjo lotari e veçantë nuk u fitua nga askush, e sipas medieve britanike, ata që u ankuan nuk kishin fituar asnjë çmim, as nga ato më të vegjël.
Top Channel