Mbyllet Serie A, bie Empoli. Dzeko, Këpuca e Artë

28/05/2017 00:00

Kampionati italian ka ulur siparin e sezonit 2016-2017 sot, ku është dhënë edhe verdikti i fundit që kishte mbetur.

Empoli është ekipi që i bashkohet Pescarës dhe Palermos, në ekipet që i japin lamtumirën Serisë A.

Ishin pikërisht siçilianët, të cilët mposhtën Empolin e Frederik Veselit dhe e morën me vete, në Serinë B.  Nga ana tjetër, Crotone mposhti Lazion e Strakoshës me rezultatin 3-1, duke parakaluar ekipin e mbrojtësit kuqezi.

Sulmuesi boshnjak i Romës, Edin Dzeko u shpall fitues i “Këpucës së Artë”, me 29 gola të shënuar dhe 9 asiste.

Interi mbylli me fitore sezonin, duke mposhtur Udinesen në “San Siro”, me rezultatin e thellë 5-2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA