Real Madrid, gati kontrata e re për Arda Güler e shoqëruar me rritje page
Java e katërt e Abissnet Superiore do të nisë me sfidën mes Skënderbeut dhe Tiranës, dy skuadra që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar. Bardheblutë vijnë në këtë përballje me moralin e lartë pas fitores së javës së kaluar ndaj Vorës dhe në Korçë do të kërkojnë të përsërisin suksesin.
Trajneri Dean Klarufic u shfaq para mediave në prag të kësaj ndeshjeje duke shprehur qartë atë çfarë synon skuadra e tij.
‘Është një diferencë e vogël kohe mes dy ndeshjeve, Vora dhe Skënderbeu. Kemi punuar me periudha të shkurtra. Ishte e rëndësishme të bënim rikuperim fizik dhe po ashtu pjesë taktike në stërvitje. Jemi përgatitur dhe jemi në gjendje të mirë. Besoj te lojtarët e mi. Kështu që jemi gati për ndeshjen e nesërme. Duam të konfirmojmë fitoren kundër Vorës. Është e rëndësishme që të jemi në gjendje të mirë, për të vazhduar duke fituar ndeshjen-tha Klarufic
Klarufic shtoi se e respekton Skënderbeun, por skuadra e tij do të shkojë në Korçë për të marrë 3 pikët
‘Deklarata e Ahmataj? Sigurisht që do të shkojmë ta fitojmë atë ndeshje. E respektoj trajnerin kundërshtar dhe Skënderbeun si ekip dhe tifozët. Sigurisht që do e fitojmë ndeshjen. Kjo është mënyra si ne presim çdo ndeshje dhe e kam përmendur-shtoi Klarufic
Trajneri i Tiranës shtoi se është i kënaqur me futbollistët që ka dhe se ajo që kërkon të arrijë skuadra e tij në këtë sezon është kualifikimi në kompeticionet evropiane
‘Ne kemi objektivin tonë që të shkojmë në Evropë. Të luftojmë të arrijmë rezultatet më të mira që kemi. Sigurisht që ne duam që të paktën të kualifikohemi në Evropë. Por është e vështirë sepse i dimë si ishin dy sezonet e kaluara, por pavarësisht kësaj ne duam të luftojmë për Evropën’ –përfundoi Klafuric.
Top Channel