Milani i Montellës duket sikur po rikthehet atje ku u takon të jenë kuqezinjve, në krye të renditjes së Seria A.
Milani ka dalë triumfues në transfertën ndaj Chievos, duke fituar me rezultatin 1-3.
Ndërsa ndeshja po shkonte drejt përfundimit të pjesës së parë, Juraj Kucka me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zone ka kaluar në avantazh kuqezinjtë në të 45’ dhe 1 minutë më pas një tjetër “predhë” e tij ka kaluar shumë pranë portës.
Por sapo ka nisur pjesa e dytë, një gabim i mbrojtjes së Chievos i ka kushtuar shtrenjtë, pasi Niang i gjendur përballë Sorrentinos nuk ka falur duke i dërguar shifrat në 0-2.
Në të 76’, Valter Birsa ka ngushtuar rezultatin pasi ktheu në gol një goditje dënimi.
Por ndeshja nuk do të mbyllej me kaq, pak para fërshëllimës finale, Dario Dainelli shënon në portën e tij dhe ndeshja përfundon me rezultatin 1-3.
Me këtë fitore Milani pozicionohet në vendin e dytë në kampionat me pikë të barabarta me Romën, pas 8 javë kampionat dhe 5 pikë larg Juventusit të vendit të parë.
Top Channel