Dështimi i Italisë, nga Kupa e Botës, rrënimi në renditjen e UEFA-s dhe katastrofa që sjellin humbjet e Bolonjës dhe Fiorentinës
Kryendeshja e kësaj jave në Bundesligën gjermane nuk prodhoi asnjë gol, pavarësisht përpjekjeve të dy skuadrave për të shënuar.
Dortmundi dhe Bajerni ndanë nga 1 pikë në sfidën e zhvilluar në fushën e verdhezinjëve. Rezultati duket se i shkon më shumë përshtat bavarezëve që ruajnë distancën prej 5 pikësh avantazh ndaj Dortmundit kur kanë mbetur edhe nëntë javë nga fundi i kampionatit.
Ndërkohë, Schalke është rikthyer në zonën e Ligës së Kampionëve falë fitores 1-3 në transfertë ndaj Këlnit, por edhe duke përfituar nga humbja e Monchengladbah, që u mposht nga Volfsburgu me rezultatin 2-1.
Pas tri humbjeve radhazi, Leverkuseni ka marrë pikën e parë. “Aspirinat” barazuan 3-3 në fushën e Augsburgut, ndërsa Verder Bremen shkatërroi 4-1 Hanoverin, një skuadër që teorikisht është e rënë në kategorinë e dytë.
Top Channel