Barcelona arriti të fitojë Botërorin e Klubeve pasi mundi në finale argjentinasit e River Plate, në një ndeshje që pati histori deri në momentin kur spanjollët shënuan golin e parë të takimit, me autor Leo Messin (36’), i cili u ndihmua nga krahu i tij i djathtë për të kontrolluar topin në aksionin e golit.
Pas këtij goli, Barça gjeti më shumë hapësira dhe e shkatërroi krejtësisht Riverin.
Luis Suarez shënoi dy golat e tjerë të kësaj finaleje, edhe pse kampionët në fuqi të Evropës mund të kishin shënuar shumë më shumë.
Ky është titulli i pestë i Barcelonës vetëm gjatë këtij vit. Vetëm Superkupa e Spanjës nuk iu shtua koleksionit të Luis Enriques, i cili arriti të fitonte Champions League, kampionatin spanjoll, Kupën e Mbretit, Superkupën e Evropës dhe së fundi Botërorin e Klubeve.
Top Channel