Reali i Madridit nuk dorëzohet në kampionat dhe vazhdon të qëndrojë 2 pikë larg kryesuesve të Barcelonës, pas fitores 4-2 që arriti në fushën e Selta Vigos, mbrëmjen e së dielës.
Sërish ishte Chicharito lojtari më i mirë i ndeshjes për skuadrën e drejtuar nga Karlo Ançeloti. Sulmuesi meksikan, pasi i dha kualifikimin Relit në gjysmëfinalet e Champions League në mesjavë, shënoi dy gola të tjerë në kampionat.
Kroos dhe James Rodriguez ishin golshënuesit e tjerë për Realin.
“Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. U lodhëm fizikisht dhe mendërisht sepse edhe kundërshtari bëri një paraqitje të mirë. Jemi të lumtur. Chicharito po kalon një moment të mrekullueshëm. Vuajtëm në disa pjesë loje, por në sulm ishim efikasë”, tha Ançeloti pas ndeshjes.
Top Channel