Dunga: As Neymar nuk e ka vendin e sigurt

29/07/2014 00:00

Ish-kapiteni i Brazilit dhe trajneri i kësaj kombëtareje midis viteve 2006-2010, tashmë ka zëvendësuar Felipe Scolari-n, i cili u largua në mënyrën më të turpshme pas disfatës 7-1 ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale dhe 3-0 ndaj Holandës për vendin e tretë në “Brazil 2014”.

Edhe pse Neymar ishte lideri i ‘Selecao’-s deri në 1/4 e Botërorit dhe shihet si lojtari kryesorë ku Brazili duhet të bazojë lojën, menjëherë është kritikuar nga trajneri i ri. Dunga është shprehur kundër luerjes së flokëve nga dy lojtarët e Barcelonës, Neymar dhe Dani Alves, gjithashtu ai ka thënë se 22 vjeçari është i barabartë me të gjithë lojtarët e tjerë të ekipit dhe duhet të tregojë që e meriton vendin në kombëtare.

Gjatë intervistës së tij trajneri i ri Brazili ka vazhduar me kritika ndaj lojtarëve dhe ish-trajnerit Scolari. “Lojtarët nuk duhet të kishin dale me fanellën e Neymar para ndeshjes me Gjermaninë. Mesazhi që u transmetua ishte: Humbëm një luftëtar. Por nëse shkojmë në luftë nuk mund të ndalemi dhe të qajmë humbjet. Duhet ti japim forcë ushtarit që hyn në vend të tij”

Kritikave nuk i ka shpëtuar as David Luiz. “Skenat e lotëve janë të gabuara në botën e futbollit. Burrat nuk qajnë”, ka shtuar trajneri i ri i Brazilit.  

Top Channel