Përfundon kategoria e parë
12/05/2013 19:05
Është mbyllur edhe kategoria e parë, ku vitrina duhet të ishte ndeshja mes vendit të parë të Lushnjës dhe Partizanit.
Në një stadium të tejmbushur, është konfirmuar e kundërta e festës, që duhet të ishte ky 90 minutësh i fundit, pasi të dyja skuadrat e kishin siguruar kalimin në Superiore.
Dhuna mes tifozëve dhe, më pas, ndërhyrja e policisë ka sjellë një ndërprerje për më shumë se 10 minutash, ose më saktë deri në përzënien e tifozerisë së Partizanit.
Sa i përket rezultatit, gjithçka ka përfunduar në barazim 2-2, me gola shumë të bukur dhe që kanë konfirmuar si të merituar, për atë çka dhanë skuadrat në fushën e lojës, por që gjithçka u zbeh nga ngjarja mes tifozëve, që ishte krejtësisht e panevojshme.
Top Channel