Në faqen zyrtare të Facebook-ut të skuderisë Red Bull është shfaqur një sondazh ku i kërkohet tifozëve të zgjedhin pilotin e preferuar për të zëvendësuar Mark Webber, i cili do të largohet nga Formula 1 në fund të sezonit.
Tre janë kandidatët e propozuar: Eric Vergne, Kimi Raikkonen dhe Daniel Ricciardo. Menjëherë një “lumë” votash ka ardhur për finlandezin e Lotus, kampion bote me Ferrarin në vitin 2007.
Vetë Raikkonen është shprehur për këtë sondazh se nuk tregon asgjë.
“Është bukur të ndjesh vlerëzimin e tifozëve kundërshtarë, por këto sondazhe nuk tregojnë asgjë. Ndoshta nesër ndryshojnë rezultatet e votimeve. Unë mendoj vetëm të bëj gara të mira deri në fund të sezonit e më pas të shohim se çfarë ndodh”, deklaroi finlandezi.
Top Channel