Superliga, ndalet Skëndërbeu e Flamurtari

31/03/2013 08:45

2 sfidat më të rëndësishme të javës së 20 të Superligës, Skënderbeu – Teuta  dhe Flamurtari –Besa përfunduan në barazim pa gola, duke lënë të pandryshuar pozicionet e dy skuadrave të para në klasifikim.

Nga barazimi në Korcë nuk përfitoi Flamurtari i Gjokës i cili nuk arriti të mund Besën.

Vlonjatët barazuan pa gola me kavajasit, një rezultat që i zbret ata në vendin e katërt.

Kukësi shkatërroi në shtëpinë e vet 5-1 Shkumbinin, falë tre golave të Popoviç, golit të Manukës dhe atij të Malindit.

Bylisi mori 1 pikë në Gjirokastër pas barazimit 1-1 me Luftëtarin, një rezultat ky që ka detyruar trajnerin Edi Martini të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së Luftëtarit.

Me po të njëjtin rezultat përfundoi edhe ndeshja mes Apolonisë dhe Laçit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA