Cana: Norvegji, shkojmë me ambicje

20/03/2013 20:10

Mbrojtësit e kombëtares shqiptare, Lorik Cana dhe Mërgim Mavraj, janë optimistë përsa i përket situatës së përfaqësueses kuqezi në këto eleminatore.

Kapiteni Cana thekson se skuadra duhet të rikthejë besimin te vetja dhe të përmirësojë lojën e saj në transfertë duke filluar që me Norvegjinë.

“Jemi një skuadër që jemi komplet tjetër brenda publikut dhe kjo tregon se nuk e kemi arritur ende identitetin e duhur nga pikëpamja e lojës dhe personalitetit. Për këtë duhet të bëjmë punë si individë e skuadër, pasi shumë prej nesh luajnë jashtë dhe duhet të punojmë më shumë si një grup. Jashtë fushës duhet të rrisim ambiciet tona, këto janë ndeshje të vështira, megjithatë nuk duhet të mendojmë për një ndeshje të vetme”, theksoi kapiteni Cana.

Me fjalë të ngjashme u shpreh edhe qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj, në prag të nisjes për në Norvegji, mëngjesin e së enjtes. “Duhet të jemi shumë të stabilizuar në mbrojtje, por kjo nuk është ndeshja e fundit. Pa marrë parasysh çfarë ndodh në këtë ndeshje, do të kemi edhe disa ndeshje të tjera, prandaj është e domosdoshme që të formojmë një qëndrueshmëri sa më të madhe pas”, vlerësoi Marvaj.

Ndeshja me Norvegjinë, e cila do të transmetohet direkt në “Supersport”, do të luhet me 22 mars dhe do të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh holandezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA