Didier Drogba do të jetë kërcënimi kryesor për Realin e Madridit, kur të ndeshet me Gallatasain, në çerekfinalet e Champions League.
Megjithatë, për trajnerin Mourinho, rreziku që do të paraqesë sulmuesi afrikan nuk është më i njëjtë me disa vite më parë.
”Drogba nuk ka të njëjtin rendiment si më parë. Tashmë në moshën 35-vjeçare nuk është më në momentin e tij më të mirë fizik, ndonëse vazhdon të ketë nuhatjen e një prej sulmuesve më të mirë në botë”, komentoi Mourinho mbi futbollistin, që ai e tërhoqi tek Chelsea pothuajse një dekadë më parë.
Pa frikë, Reali gjithsesi po përgatitet me respekt për rivalët turq. “Nuk ka një skuadër që vjen rastësisht në çerekfinalet e Champions League. Gallatasaraj është një rival i fortë, me shumë cilësi. Sneijder është ylli i tyre i vërtetë, është në momentin e tij më të mirë dhe duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm nga ato që ai mund të krijojë në fushë”.
Top Channel