Cassano, sërish me djalë

19/03/2013 12:20

Sulmuesi i Interit dhe kombëtares italiane, Antonio Cassano, u bë baba për herë të dytë me një djalë.

Lajmin e dha vetë 31-vjeçari në llogarinë e tij në “Twitter”. “Lindi Lioneli”, lajmëroi Cassano, që zbuloi se emri i të birit i dedikohet Messit, për të cilin ka një admirim të veçantë.

”Ky është gëzimi i dytë më i madh i jetës sime, pas lindjes së djalit të parë. E quajta Lionel, në nder të futbollistit më të madh të të gjitha kohërave”.

I pyetur në një program sportiv nëse do të shpresonte që i biri, i lindur nga martesa me sportisten Carolina Marcialis, të justifikonte emrin e tij duke ecur në hapat e Messit, Antonio pranoi: “Do të jetë e pamundur. Nuk do të ketë ndonjëherë një Messi të dytë. Nëse bëhet sa babai, atëherë do të jetë mjaftueshëm mirë”.


Bashkeshortja e Cassanos, me djalin e tyre te pare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA