“Remuntada” e famshme është arritur nga katalanasit, të cilët zgjohen pikërisht përballë skuadrës që i dha goditjen e parë, 2 javë më përpara.
Barcelona ka shkatërruar 4-0 Milanin në “Camp Nou”, e udhëhequr nga një super-Messi.
Me një gol spektakolar, gati-gati i pabesueshëm, Messi jep sinjalet e një superndeshjeje, duke konfirmuar edhe një formë të mirë, ndryshe nga javët e shkuara.
Sërish ai, brenda pjesës së parë, ka shënuar edhe golin e dytë, duke barazuar fitoren e Milanit në “San Siro”.
Me fillimin e pjesës së dytë, Milani hidhet në sulm, pasi nuk kishte më ç’të priste. Por katalanasit ndëshkojnë sërish, këtë herë me David Villa-n.
Në fundin e ndeshjes, Barcelona shënon edhe golin e katërt, duke shfrytëzuar avancimin e kuqezinjve.
Me këtë fitore ata kualifikohen për në çerekfinale. Bashkë me ta, të kualifikuar janë edhe turqit e Gallatasarait, të cilët mundën gjermanët e Shalkes 2-3, në stadiumin e këtyre të fundit, pasi kishin barazuar 1-1 në Stamboll.
Top Channel