Kryesuesit e Skënderbeut kanë arritur të fundosin Tomorin në fushën e tyre me rezultatin 4-2 në javën e 18 të Superligës. Të besuarit e Josës kanë qenë në sulm gjatë gjithë kohës dhe jo rastësisht shënuan katër gola.
Edhe pse u befasuan pasi ishte Elmazi ai që zhbllokoi ndeshjen duke shënuar golin e parë të beratasve, gjithçka u zgjidh brenda më pak se 10 minutash. Lila, Caushaj dhe Plaku përmbysin nga 0-1 në 3-1 në favor të korçarëve.
Në pjesën e dytë Sebino Plaku shënon golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe të katërtin për skuadrën e Skëndërbeut, e cila vazhdon dominimin e Superiores me një marshim prej kampionësh. Në minutën e 63-të Mitraj ngushton në 4-2 rezultatin i cili mbetet dhe përfundimtari për këtë ndeshje.
Në ndeshjet e tjera të së shtunës, Luftëtari fitoi 3-2 përballë Apollonisë së fundosur tashmë. Fonseka, Beqiri dhe Lluka shënuan të tre golat e gjirokastritëve, ndërkohë që për fierakët golat u shënuan Dushku dhe Ndoni thjesht për statistikë.
Edhe në ndeshjen e zhvilluar në Krujë, Kastrioti ka fituar 1-0 përballë Shkumbinit që gjithashtu rrezikon shumë.
Top Channel