Bamir Topi e sheh bashkimin e shqiptareve permes integrimit te tyre ne BE. Gjate nje leksioni te hapur, mbajtur ne Firence te Italise me ftese te rektorit te ketij universiteti dhe pjesemarrjen e studenteve shqiptare por edhe italiane te shkencave politike, kryetari i FRD-se tha se ardhmja e shqiptareve ne 5 shtete eshte Brukseli.
Duke iu referuar tematikes se leksionit te hapur, “Kosova 5 vjet shtet” zoti Topi vlerësoi heroizmin e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, maturinë e liderëve Kosovarë si dhe rolin vendimtar të NATO-s dhe SHBA-ve për ndihmën dhe mbështetjen në funksion të pavarësisë së Kosovës.
“ Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës,Malit të Zi dhe Maqedonisë duhet ta shohin të ardhmen e tyre të përbashkët në Bruksel.Gjatë leksionit të hapur pati diskutime dhe pyetje në drejtim të z.Topi nga studentët dhe pedagogët e Universitetit të Firences. Gjatë një takimi me studentë dhe emigrantë u zyrtarizua dega e FRD-së ne Firence.
Gjithashtu u themeluan edhe dy degë të tjera të FRD-së në Itali, përkatësisht në Lucca dhe Siena. Në takimet me simpatizantë të FRD z.Topi theksoi se FRD do të angazhohet me të gjitha forcat dhe mundësitë e saj për ngritjen e një ministrie posaçërisht për Emigracionin.
Top Channel