
“Disa dashuri nuk përfundojnë kurrë. Ndahen e më pas rikthehen sërish”. Kjo ishte fjalia që administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiano zgjodhi për t’iu përgjigjur zërave për një rikthim të mundshëm të Kaka tek kuqezinjtë.
Kaq mjafton për të kuptuar se rikthimi i asit brazilian në San Siro për Milanin nuk është vec një ide, por po hidhen edhe hapa konkretë. Mbrëmjen e së martës, Galliani ka patur një takim në një restorant të Milanos me agjentin e Kaka…ku sigurisht që nuk është folur vetëm për kuzhinën.
Tifozët milanistë janë nostalgjikë për kohët e arta kur vallëzimet e Kaka në fushë u siguronin trofe. Por vec kësaj, tek drejtuesit kuqezinj kjo shihet edhe si mundësia më e mirë “për t’u pajtuar me ta”, pas largimit drejt PSG-së të Thiago Silva dhe Ibrahimovic.
Tek Reali nuk pëlqehet nga Mourinho, ndërsa vetë madrilenët kërkojnë ta shesin sa më parë për t’u liruar nga barra e një page të majme, që për më tepër nuk aktivizohet, shto këtu edhe marrëdheniet e mira mes Milanit dhe kampionëve të Spanjës, marrëveshja mund të arrihet shpejt.
Por sa i dobishëm është Kaka për kuqezinjtë? Analistët italianë të futbollit thonë se Milani nuk duhet të hedhë sytë nga e kaluara, por të shohë të ardhmen. Askush të mos presë një rikthim në ditë më të mira të Kaka, thonë ata, duke u risjellë në kujtesë tifozëve milanistë rikthimin e Shevchenko në sezonin 2008-2009…një dështim total.
Top Channel