Moto GP, Lorenzo rinovon me Yamaha

12/06/2012 16:35

Yamaha ka njoftuar ditën e martë zgjatjen e kontratës së pilotit të saj Jorge Lorenzo deri në vitin 2014.

Piloti spanjoll garon për Yamaha që nga viti 2008 dhe me këtë motor ka fituar titullin kampion në vitin 2010 dhe dy vende të dyta (në vitin 2009 dhe 2011).

Aktualisht Lorenzo është lideri i klasifikimit të botërorit me 20 pikë avantazh pas tre fitoreve në pesë garat e para.

Lorenzo deklaroi: “Ëndrra ime është të përfundoj karrierën me Yamaha. Këtu ndihem si në familje. Shpersoj që të fitoj sa më shumë kampionate me këtë skuadër.”

Gara e radhës e Moto GP do të zhvillohet në Silverstone të Anglisë, të dielën në orën 14.00 dhe mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA