Ura më e lartë në botë

03/04/2012 16:50

Kjo është një javë e veçantë për arkitektët dhe inxhinjerët kinezë, që krenohen me hapjen e urës më të lartë të varur në botë.

Mbi një kilometër e gjatë dhe rreth 350 metra e lartë, struktura e mrekullueshme lidh dy shpate malore në krahinën e Jishous, në Hunan, duke shkurtuar dukshëm rrugën ekzistuese.

Puna për këtë kryevepër inxhinjerike nisi në tetor 2007 dhe ajo përfundoi në fund të vitit 2011. Megjithatë, inagurimi u shty me disa muaj, deri në përfundimin e të gjitha testeve mbi sigurinë e saj.

E ndriçuar gjatë natës nga 1 888 drita, ura është e katërta e varur që përshkron një luginë, por më e gjata dhe spektakolarja nga të gjitha. Me dy korsi për secilin sens lëvizje, ajo u ofron makinave mundësinë që të qarkullojnë me 80 kilometra në orë, ndërsa poshtë rrugës së makinave, ndodhet edhe një rrugë për të gjithë këmbësorët.

Kina gjithashtu krenohet edhe me urën më të gjatë në botë, urën gjigante të Danyang Kunshan, 160 kilometra të gjatë dhe që shërben për të lidhur me trena të shpejtësisë së lartë Pekinin me Shangain.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA