Botërori i futbollistëve robotë

01/04/2012 12:05

Botërori i futbollistëve robotë nisi këtë fundjavë në Gjermani, por duket se do të duhet ende kohë për të prodhuar një robot që të sfidojë realisht Leo Messin.

Studentë dhe kërkues nga e gjithë Europa rreshtuan skuadrat në kompeticionin e zhvilluar në Magdeburg, Gjermani qëndrore, në datat 30 mars deri në një prill.

Më shumë se 35 skuadra dhe 12 kombëtare morën pjesë në këtë kompeticion, duke konkurruar në katër disiplina të ndryshme.

Botërori i futbollistëve robotë nisi përpara disa vitesh në Japoni dhe misioni i tij është që të përmirësohet aq sa të fitojë një ndeshje ndaj një skuadre të vërtetë futbolli deri në vitin 2050.

Nisma është përkrahur edhe nga shtete të tjera, që e kanë shndërruar në sfidë personale avancimin e zgjuarsisë artificiale të futbollistëve robotikë.

”Ndërtimi i një futbollisti robot në vetvete nuk ka një impakt të madh social dhe ekonomik, por përbën një avancim të jashtëzakonshëm për fushën e robotikës. Për të luajtur futboll, një robot duhet të jetë në gjendje të kryejë me dhjetëra veprime fizike dhe motorike tepër të vështira për t’u realizuar, por mbi të gjitha duhet të ketë edhe një inteligjencë artificiale që ta bëjë atë të mendojë si një njeri i vërtetë”, shkruhej në faqen e internetit të kompeticionit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA