Miqësia e studentit me gepardin

30/03/2012 19:45

Thuhet që miku më i mirë i njeriut është qeni, por jo për Andrey Golosov. Studenti rus i veterinarisë ka krijuar një raport shumë të afërt me kafshën më të shpejtë në botë, gepardin.

24-vjeçari është kujdesur për gepardin me emrin Seva që kur ky i fundit u braktis nga nëna kur ishte ende këlysh. Seva ka jetuar në shtëpinë e të riut rus deri kur u bë 5-muajsh, më pas u dërgua në Kopshtin Zoologjik të Moskës.

Siç shihet në foto, djali me grabitqarin kanë një lidhje të rrallë me njëri-tjetrin. Pamjet janë marrë nga fotografja ruse Lilia Tkachenko, e cila shpjegon lidhjen e Andrey me gepardin.

“Seva lindi natën dhe nuk kishte asnjë veteriner që të kujdesej për të. 2 këlyshët e tjerë ngordhën, ndërsa Seva u braktis nga nëna e tij. Andrey është kujdesur për të dhe vjen e takon shpesh në Kopshtin Zoologjik”, tregon fotografja 38-vjeçare.

 

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA