Ushtarët në një “kuti sardelesh”

28/03/2012 17:15

Jeta e një ushtari nuk ka qenë asnjëherë e thjeshtë dhe ajo nuk është lehtësuar as me teknologjitë e reja që i shërbejnë.

Ndonëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës lëvizin trupa në Afganistan dhe prej tij në frekuenca thuajse të përditshme, duhej që një prej ushtarëve të kujtohej të bënte disa fotografi gjatë transportit, që imazhet të përfundonin për herë të parë në mediat perëndimore.

Në fakt, ushtari fotograf kapi momentet e kolegëve të tij, të paketuar si në një kuti “sardelesh”, në një avion të nisur nga një bazë amerikane në afërsi të kryeqytetit kirgiz, Bishkekut, për në Kabul, Afganistan.

Edhe më keq, mungesa e hapësirës në një avion të projektuar kryesisht për transportin e tankeve dhe pajisjeve të tjera të rënda ushtarake, përkeqësohet nga armatimet dhe çantat e rënda që ushtarët duhet të mbajnë me vete, në një hapësirë fare të ngushtë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA