Serbët kanë përfocuar rojet në barrikadat e vendosur në veri të Kosovës, pavarësisht se kjo mënyrë për të kundërshtuar sovranitetin e Prishtinës është kritikuar edhe nga Beogradi.

Siç raportuan mediat kosovare ditën e dielë, trupa shtesë janë parë në urën e Ibrit, por kujdestaria me roje nga popullësia civile është shtuar edhe në barrikadat e Zupçit dhe Dolanit.

Sipas serbëve, ata do të jenë të gatshëm të ndalojnë edhe mjetet e EULEX dhe KFOR, nëse do të jetë nevoja, ndërsa kërcënuan me mbylljen e pikëkalimeve kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut.

Sipas agjensisë serbe “Srna”, serbët po merren me aktivitetet e tyre bujqësore, “por kjo nuk ndikon në gatishmërinë e tyre që në rast nevoje të mblidhen tek 16 barrikadat” e vendosura në pjesën veriore të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA