Qeni më i vogël në botë

21/03/2012 17:20

Quhet “Mrekulli” dhe është qeni më i vogël në botë, më i vogël se pëllëmba e dorës së një njeriu dhe me peshë totale prej rreth 300 gramësh.

Një qen i racës Çihuahua, këlyshi Mrekulli duket se vuan nga nanizmi. Megjithatë, ai nuk shfaq asnjë defekt tjetër dhe sipas pronarit të tij, një 10-vjeçar britanik, qeni ka një oreks të mirë dhe i pëlqen të pijë qumësht.

”Sipas mësueses sime, është pa dyshim qeni më i vogël që ka lindur ndonjëherë. Megjithatë, për mua është perfekt edhe kështu”, shprehet Kayley-May.

Mrekullia lindi së bashku me katër këlyshë të tjerë, të cilët ngordhën pak pas lindjes. Përpara se t’i linin të birit të tyre kujdestarinë e qenit disa javësh, Mrekullinë e çuan tek veterineri, i cili konstatoi se ai nuk vuan nga asnjë problem, përveç të qënit xhuxh.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA