Puna më e mirë në botë

20/03/2012 17:10

Vajza që shikoni në foto ka detyrën të flejë në krevatet e dhomave të hotelit në mënyrë që të testojë cilësinë e tyre. Ky profesion quhet “Professional Hotel Test Sleeper”.

Zhuang është një nga tre fatlumët që janë përzgjedhur nga agjensia për testimin e dhomave të hotelit. Ishin rreth 8 mijë kandidatët për të fituar këtë vend pune dhe vetëm 3 arritën të merrnin këtë vend që do e kishin zili të gjithë.

Ja si e përshkruan vetë ajo punën e saj: ‘Duhet të personifikoj disa tipe udhëtarësh. Imagjinoj skenarë të ndryshëm dhe pyes veten nëse hoteli i kënaq nevojat e çdo njeriu.”

Asnjë detaj nuk i shpëton “kontrollores”, e cila analizon me profesionalitet çdo centimetër të dhomës dhe dokumenton çdo karakteristikë me anë të fotove.

Që kur ka nisur këtë punë, Zhuang ka fjetur në më shumë se 200 dhoma hoteli. Praktikisht kjo vajzë është gjithë kohën me pushime, por duke punuar.

Ajo duhet të jetë e kujdesshme të mos zbulohet nga punonjësit e hotelit. Prezantohet si një kliente normale dhe sapo hyn në dhomë nis inspektimin.

Pasi ka kryer analizën, vajza nis të bëjë recensionin e hotelit ku qëndron ku jep të gjitha përfundimet që ka nxjerrë nga vëzhgimet e saj.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel