“Kështjella” e piktorit Shima

20/03/2012 18:55

“Unë gjithmonë kam dashur të kem një shtëpi në fshat, larg zhurmave dhe tani që mu krijua mundësia zgjodha ta ndërtoj në Petrelë me karakteristikat e kësaj zone.”

Alush Shima është një nga piktorët më të njohur shqiptarë që ka shpenzuar 8 vite për të ndërtuar shtëpinë e tij në periferi të Tiranës. Ka kuruar me kujdes çdo detaj të shtëpisë duke u bazuar në 2 elementë: gur dhe dru!

Ka shumë njerëz që udhëtojnë dhe kërkojnë të vizitojnë qytete të ndryshme të Shqipërisë, por për asnjë arsye nuk do ta braktisnin kryeqytetin. Megjithatë të tjerë mendojnë se ka shumë arsye që ia vlen të shkosh e të jetosh jashtë Tirane.

“Avantazhet janë të shumta, duke nisur që  nga ajri i pastër, qetësia  maksimale apo edhe zhurmat e makinave janë shumë të rralla. Nëse dikush do të ndërtojë një shtëpi në periferi të Tiranës, ky është vendi ideal dhe është shumë afër Tiranës, vetëm 10-12 min larg”, shprehet piktori.

Për piktorin Shima jetesa në periferi të Tiranës nuk mjafton. Ai kërkon të marrë gjithçka që mund t’i ofrojë një vend i tillë, por nuk i pëlqen aspka ajo që shikon rreth e rrotull: “Desha që karakteri i banesës të ishte brenda së tërës dhe të mos tingëllojë si diçka e stisur sepse shoh shumë ndërtesa rreth e rrotull që janë banesa qyteti, por jo në fshat.”

Në mëngjesin e një dite me diell, Alushi dhe bashkëshortja e tij shijojnë diçka nën hijen e “kështjellës” së tyre madhështore.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA