Gjermani, makinë funerali Harley Davidson

19/03/2012 14:10

Të bësh udhëtimin e fundit të jetës jo me një makinë funerali të zakonshme, por i shoqëruar nga një Harley Davidson tashmë është e mundur në Gjermani.

Joerg Grossman ka ideuar një prototip makine funerali për dashamirësit e motorave. Modeli origjinal është montuar nga 48-vjeçari në një motor Kaëasaki dhe funerali i parë është bërë në muajin shkurt.

Janë vënë në dispozicion edhe 10 makina funerali të montuara tek motorat legjendarë Harley Davidson, secila me një kosto prej 60 mijë dollarësh.

Grossman pret që për një vit ai të marrë 1 mijë prenotime dhe jo vetëm nga Gjermania, por edhe nga Zvicra dhe vende të tjera.

“Njerëzit janë shumë kureshtarë për këtë makinë funeralesh që unë kam shpikur sepse është diçka shumë e veçantë”, shprehet burri nga Frankfurti.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA