Tokio, radhë për iPad-in, por jo “sold out”

17/03/2012 00:00

Brezi i tretë i iPad-it ka bërë debutimin e tij në Japoni, në Tokio,
pranë dyqanit të “Apple” në Ginza, me radhë të gjata dhe kureshtarë të
shumtë.

Fumiya, një nga djemtë-shitës të Apple Store, ka deklaruar se në orën 8 të mëngjesit në radhë ishin rreth 400 persona.

Por jo gjithçka shkoi si më parë, me shitjen e të gjitha objekteve, pasi në përfundim të radhës dyqani kishte ende shumë platforma në dispozicion.

Ndërkohë që kompanitë e elektronikës japoneze si “Sony”, “Toshiba” e “Fujitsu” lançuan me vonesë produktet e tyre dhe po hasin vështirësi për të fituar terrenin, “diamanti” i fundit i “Apple”, në shitje vetëm 11 muaj pas iPad 2, është prezantuar me një sërë detajesh mahnitëse.

Mes tyre spikasin një proçesor më i shpejtë, një display me rezolucion të lartë dhe diktimin zanor në anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe japonisht.

Top Channel