Njeriu më i gjatë në botë, shou për fëmijët

16/03/2012 11:20

Njeriu më i gjatë në botë, një turk i quajtur Sultan Kosen, mrekulloi fëmijët e një shkolle fillore, gjatë një vizite në Londër.

29-vjeçari, i gjatë 2,45 metra, u miqësua shumë shpejt me të miturit, madje pranoi të zhvillonte edhe një lojë basketbolli me ta… ku rezultati ishte i qartë.

Vizita e tij në shkollën fillore u bë në kuadër të një programi edukues të rekordeve Guinness. Gjiganti, një fermer turk, pushoi së zgjaturi disa javë më parë, pasi një kurë eksperimentale me hormone dha më në fund rezultat.

Ai kishte një tumor në tru, i cili kishte manipuluar funksionet e hipofizës dhe hipotalamusit, duke bërë që trupi të prodhonte pa ndalesë hormonin e rritjes.

Pavarësisht heqjes së tumorit, rritja e tij vazhdoi deri në ndërhyrjen jetëshpëtuese të realizuar në një spital amerikan. Pa gjetjen e një kure, 29-vjeçari do të vdiste brenda pak vitesh, pasi organet nuk do të ishin në gjendje të përballonin rritjen e vazhdueshme të trupit të tij.

Një amerikan, i quajtur Robert Wadlow, është njeriu më i gjatë që ka jetuar ndonjëherë. Ai ndërroi jetë në moshën 22-vjeçare, në vitin 1940, pasi kishte kapur gjatësinë e 2,72 metrave.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA