Përqafimi real i maces dhe miut

15/03/2012 17:00

Një mace dhe një mi mund të jenë miq të ngushtë jo vetëm në seriale si “Tommy and Jerry”, por edhe në jetën e vërtetë.

Pronarja e një maceje shtëpiake në Surray, Britani, kapi një çast unik me aparatin e saj fotografik, në të cilin macja e saj kishte rënë në kontakt me një mi, me të cilin praktikisht po putheshin.

”Në kur të dy kafshët ranë në kontakt, ishte me të vërtetë e pabesueshme që miu nuk rendi për t’u larguar. Në vend që të bënte këtë, miu u kthye nga macja dhe i vuri putrat në hundë, ndërsa macja nisi ta përkëdhelte”, dëshmoi Stephanie Evans.

Takimi midis maces dhe miut ishte tërësisht i rastësishëm dhe ndodhi në oborrin e shtëpisë së gruas.

Fotografitë i ngjajnë shumë atyre të serialit “Tommy and Jerry”, që ka fituar shtatë çmime “Oscar” si filmi më i realizuar vizatimor dhe është renditur si një prej serialeve më të suksesshme të të gjitha kohërave nga revista “Time”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel