Parashutisti, pak sekonda larg vdekjes

15/03/2012 17:10

Në rënie të lirë drejt tokës, një parashutist ishte pak sekonda larg vdekjes së pashmangshme, kur parashuta e tij difektoze nuk arriti të hapej.

Parashutisti, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u hodh në një formacion në afërsi të Moskës, kur në lartësinë rreth 1 500 metra nga toka, në hapjen e parashutës, ajo u ngatërrua, duke bërë që aventurieri të fillonte një rënie të lirë të pandalshme.

Megjithatë, për fatin e tij të mirë, ai arriti vetëm qindra metra nga toka ose vetëm disa sekonda nga impakti, që të priste litarët që e pengonin dhe këtë herë të hapte parashutën rezervë, e cila funksionoi si duhej.

Shokët e tij, të dëshpëruar, nuk mundën të bënin asgjë tjetër veçse të kapnin në fotografi imazhet tmerruese në të cilat miku i tyre luftoi me vendosmëri kundër vdekjes së sigurt.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA