Gara e qenve me slitë, 1 500 km mes akullit

14/03/2012 17:40

Në një skenar surreal, disa aventurierë, së bashku me qentë e tyre do të përshkrojnë një distancë prej 1 500 kilometrash, në “shketërirën e akullt” të Alaskës.

Një traditë shekullore, gara e qenve me slitë nis nga qyteti amerikan i Ankorejxhit, duke përshkruar zona të pabanuara deri në bregun e Detit Bering, ngjitur me skajit më lindor të Rusisë.

Dallas Seavey, i cili duke fituar një vit më parë u shndërrua në fituesin më të ri të garës vetëm në moshën 25-vjeçare, deklaroi: ”Është e pamundur të mos përfundosh në lot si një fëmijë, kur arrin të fitosh një garë të tillë të pabesueshme. Emocionet, harmonia me natyrën dhe dashuria për qentë e tu është diçka e papërshkrueshme gjatë të gjithë kompeticionit”.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA