Prezantuesi fle në edicionin e lajmeve

09/03/2012 13:30

Dita e premte, për shumë punonjës është një ditë e lumtur, pasi është e fundit përpara pushimit të fundjavës.

Megjithatë, një prezantues i “BBC”-së do ta ketë të vështirë të shpjegojë me lodhjen e javës dhe entuziasmin për pushimet, faktin që u kap duke fjetur në studion e lajmeve.

Simon McCoy ishte duke drejtuar edicionin e mëngjesit së bashku me një bashkëprezantuese, kur pas një materiali disa minutësh filmik, në rikthimin në studio të kamerave, ai u pa i shtrirë mbi tryezën e tij duke pushuar.

Më pas, 50-vjeçari kërkoi ndjesë në rrjetin shoqëror “Twitter”. “Ishte një moment qetësimi që nuk duhet të kishte dalë në media. Nuk e dija që kamerat kishin filluar transmetimin”, shkruajti McCoy.

Prezantuesi ishte bërë edhe përpara dy vitesh objekt i një tjetër gafe të “BBC”, por këtë herë pa vullnetin e tij. Atëherë, një tjetër prezantues doli në transmetim të drejtëpërdrejtë duke i bërë një gjest ofendues McCoyt.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA