Një familje indiane do të hyjë në librin e rekordeve “Guinnes”, si familja me më shumë pjestarë albinë të njohur ndonjëherë.
Dhjetë antarët, e kryesuar nga babai 50-vjeçar dhe nëna 45-vjeçare kanë lindur të gjithë me një lëkurë jashtëzakonisht të zbehtë dhe flokë të bardhë, për shkak të një problemi gjenetik që bën pigmentin të mungojë pothuajse tërësisht.
Pjestarë të një shoqërie tradicionale, familja Pullan ka vuajtur paragjykimin dhe jeton në kushte shumë të vështira në një dhomë të vetme, por të paktën ata mund të ngushëllohen sadopak me faktin që emrat e tyre janë përjetësuar midis rekordeve botërore.
Pasi prindërit albinë u njohën me njëri-tjetrin dhe u martuan tre dekada më parë, pasi askush tjetër nuk i konsideronte për martesë, ata lindën katër fëmijë, të cilët dolën të gjithë me të njëjtin problem gjenetik dhe tashmë kanë edhe katër nipër e mbesa albinë.
Jashtëzakonisht të bardhë për të qenë indianë, janë të paktë ata që besojnë se familja Pullan ka lindur me të vërtetë në Indi, ndërsa pothuajse të gjithë ata që nuk i njohin prej kohësh i marrin për anglezë.
Top Channel