Nëna-arushë disiplinon fëmijën e saj
03/03/2012 00:00
Cfarëdo “gabimi” që të ketë bërë, e sigurtë është se ai nuk do të përsërisë më. Mjaftojnë disa shkrepje të aparatit fotografik për të kuptuar se në familjen e ariut të murrmë, “fjala e nënës” nuk diskutohet.
Në foton e parë tregohet nëna e xhindosur që ndëshkon fëmijën e saj duke e shkundur disa herë në ajër. Në foton e dytë vogëlushi ndodhet “me shpatulla për muri”, ndërsa përballë ka mamanë e xhindosur dhe duket qartësisht që e këshillon ashpër.
Për t’u ndalur tek foto e tretë, kur nënës arushë i kanë zbritur nervat, ndërsa vogëlushi kërkon dashurinë e saj…e në fund, në foton e katërt…gjithcka përfundon me një përqafim prindëror…si mos më mirë.
Top Channel