Në Gjenevë vazhdon prezantimi i modeleve më të reja të makinave sportive nga shtëpitë prodhuese më të mëdha dhe me emër në botë.

Pas “Bertone Nucci”, një makinë fanta-shkencore, radhën për prezantim e ka një tjetër makinë “Made in Italy”. Bëhet fjalë për Ferrarin që në ditët e para të muajit mars do të shfaqë në sallonin e Gjenevës modelin më të ri, Ferrari F12 Berlinetta, pasardhesja e 599 Fiorano-s.

Bëhet fjalë për makinë që të gjithë deri më tani është cilësuar si makina më e fuqishme e të gjitha kohërave e hedhur në treg për shitje dhe për ta verifikuar këtë mjafton t’u hedhësh një sy parametrave: 740 kuaj/fuqi, në gjendje të arrijë 100 kilometra në orë për 3.1 sekonda dhe 200 km/orë për vetëm 8.5 sekonda.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA