“Familja” që u shtua me 27 anëtarë brenda 3 ditësh

29/02/2012 18:45

Familja e Beatrice Oswald në Achen të Gjermanisë u shtua brenda 3 ditësh me 27 anëtarë të rinj.

Bëhet fjalë për lindjen e dy qenusheve të saj brenda 3 ditësh. Qenushja Elfi solli në jetë 11 këlyshe të adhurueshëm, ndërsa 3 ditë me vonë ishte Anny Bonny ajo që lindi 16 të tjerë.

Beatrice shprehet shumë e lumtur për lindjen e 27 këlyshëve, por shton se tashmë është e detyruar të bëjë babysitter-in, sepse nënat e tyre nuk e përballojnë dot ushqimin e vogëlushëve.

Ajo thotë se do të kujdeset për të vegjëlit deri në moshën 2-muajshe të tyre, moshë e mjaftueshme për t’i nxjerrë në shitje, duke shtuar se do të kujdeset që ata të birësohen nga “familje të mira, në gjendje për t’u kujdesur e për t’u ofruar dashurinë e nevojshme.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA