Kameleoni më i vogël në botë

15/02/2012 12:50

Specia e tij është e njohur për aftësinë për t’u fshehur, por ky kameleon është aq i vogël sa praktikisht është i padukshëm.

Reptili mikroskopik është vetëm 3 centimetra i gjatë dhe mund të qëndrojë pa problem në majën e gishtit të një njeriu.

Ky kameleon është një nga katër speciet e reja të kameleonëve që janë zbuluar në Madagaskar dhe mendohet se mund të jetë reptili më i vogël në botë.

Ted Towsend, i Universitetit te San Diegos (SHBA), mendon se origjina e kameleonëve mund të jetë pikërisht Madagaskari e më pas evoluimi ka bërë që të rriten përmasat e tyre.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA