Artisti që shkakton panik
13/02/2012 10:45
Mark Jenkins është një artist amerikan i cili vendos manikinë në pozicione të pazakonta dhe të rrezikshme në qytete të ndryshme të botës duke shkaktuar panik mes njerëzve të cilët pasi i shohin telefonojnë shërbimet e emergjencës.
Skulptori 41-vjeçar udhëton rreth e rrotull botës për të vendosur veprat e tij të çuditshme në zona urbane. Moska, Rio de Zhaneiro, Uashingtoni apo Londra janë disa nga vendet që janë bërë ekspozitë për manikinët e tij.
Qëllimi i këtij arti të veçantë është që njerëzit të heqin sytë nga celularët dhe të shohin botën që i rrethon.
Top Channel