Imazhi i mbërritur nga Jemeni, ku një grua vendase mban në prehër një të afërmin e saj të plagosur gjatë protestave kundër presidentit Abdullah Saleh, është shpallur “Foto e Vitit 2011”.

Juria e “World Press Photo” vendosi unanimisht që edicionin e 55 të saj ta fitonte fotoja e fotografit spanjoll, Samuel Aranda e shkrepur më 15 tetor të 2011 në kryeqytetin e Jemenit Sanaa gjatë protestave anti-qeveritare. Aranda ishte i dërguari i New York Times në terren.

“Fotoja paraqet kurajon e këtyre njerëzve që guxojnë të dalin në rrugë për të protestuar kundër regjimit duke rrezikuar gjithcka. Bëhet fjalë për një foto ikonë, një ndërthurje perfekte e elementit të vuajtjes dhe atij të dashurisë”, deklaroi presidenti i jurisë së WPP, Aidan Sullivan.

Në këtë edicion u ndanë edhe disa cmime të tjera, por ajo që binte në sy, ishte se të shumica e fotove të vlerësuara, mbërrinin zona konflikti dhe cmendurie njerëzore apo tragjedi natyrore.

FOTO GALERI
2/5
Foto pas tsunamit shkatërrues në Japoni. (Një nënë që rrëmon në atë cfarë ka mbetur nga shtëpia e saj. Mban në duar diplomën e vajzës së saj, viktimë e tragjedisë)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA