Rruga e gjatë e Argjentinës drejt Brazil 2014

10/11/2011 18:20

Kombëtarja argjentinase e futbollit ka nisur përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të botërorit 2014, që do të zhvillohen në Brazil. Skuadra e drejtuar nga trajneri Sabeja do të luajë të premten ndaj Bolivisë, ndërsa 4 ditë më vonë do të përballet me Kolumbinë, në rrugën e gjatë që parashikon fushata eliminatore për turneun pas 3 vjetësh.

E mbushur me talente në të gjithë historinë e saj, Argjentina ka vuajtur shpesh nga menaxhi i lojtarëve. Eliminimi i hershëm nga Kupa e Amerikës dhe humbja e fundit me Venezuelën kanë kthyer tifozët kundër ekipit, por lojtarët kanë besim se nuk do të diskutojnë pjesëmarrjen në fazën finale të botërorit.

“Ne e dimë se cfarë talentesh kemi në skuadër. Kemi futbollistë që mund të shënojnë në cdo moment të lojës por duhet të punojmë më shumë për mbrojtjen, pasi ajo është pika jonë e dobët”, tha mbrojtësi Zabaleta.

Edhe sulmuesi i Realit, Gonzalo Higuain, ndjen presionin për të marrë 3 pikët në Buenos Aires.

“E dimë që njerëzit duan që të fitojmë dhe do mundohemi të japim një lojë të mirë, duke arritur rezultatet. Ndaj Bolivisë barazuam në ndeshjen e fundit, por kjo është vetëm një nga provat e  vështira” tha Higuain.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA